KËSHILLIM FINANCIAR

Këshillimi financiar, i shërbyer si një risi ose në formatin tradicional, mbështetet në tre themele kryesore. Na ndodh shpesh që vëmëndja e diskutimeve me klientët tanë përqëndrohet në këto tre themele:

Të ardhurat

Të ardhurat përbëjnë themelin kryesor të cdo planifikimi financiar. Burimi kryesor i të ardhurave është punësimi, biznesi, ose trashgimia. Zakonisht, punojmë mjaftueshëm për të kursyer me qëllim mbulimin e kërkesave financiare afatshkurtra dhe afatmesme.

Nëse niveli i kursimeve është i mjaftueshëm, kombinuar dhe me një tolerancë të caktuar ndaj rrezikut financiar, ka ardhur koha të angazhohemi në investime. Investimet ofrojnë burime alternative të ardhurash, që nëse administrohen me kujdes, na ndihmojnë në krijimin e fondeve rezervë. Këto rezerva janë të domosdoshme për të arritur objektiva tona financiare, qoftë zhvillimi i biznesit aktual ose të ri, fonde pensioni, ose krijimin e pasurisë.

Për të arritur qëllimet tona afatgjata të zhvillimit financiar, të ardhurat duhen trajtuar me përgjegjshmëri.

Platinium Investment ofron zgjidhje që mundësojnë burime shtësë të ardhurash dhe menaxhim të të ardhurave aktuale.

Kursimet

Të ardhurat janë një faktor i rëndësishëm në krijimin e rezervave financiare. Por, administrimi dhe planifikimi i duhur janë karakteristikat përcaktuese të mjaftueshmërisë.

Faktoret politikë dhe ekonomikë, sëbashku me të papriturat e jetës, mund të konsiderohen si elementët më seriozë që rrezikojnë planet tuaja financiare. Paraja mund të shvlerësohet në cdo moment, poashtu dhe kursimet nëse nuk administrohen në mënyrën e duhur.

Platinium Investment ofron zgjidhje për të menaxhuar ekspozimin ndaj rrezikut financiar me qëllim optimizimin dhe stabilizimin e vlerës së kursimeve.

Investimet

Në momentin që kemi krijuar të ardhura të qëndrueshme dhe kursimet tona janë në rritje përtej objektivave afatshkurtra dhe afatmesme, ka ardhur koha të konsiderojmë investimet. Investimet ofrojnë burime shtesë të ardhurash dhe zgjerimin e kapitaleve drejtë objektivave afatgjatë.

Cdo investim nënkupton ndërmarrjen e një rreziku të caktuar financiar. Për cdo investim që marrim në konsideratë ne duhet të vlerësojmë rreziqet financiare që paraqet secili investim.

Për të vlerësuar investimet tona, qofshin tregje financiare, tregje kapitale, pasuri të paluajtshme apo dhe zhvillimi i biznesit aktual, është e rëndësishme që të vlerësojmë me kujdes kriteret e investimit duke patur parasysh pyetjet në vijim:

  • Cfarë rreziku ka investimi?
  • Për cfarë afati do duhet të bllokojmë paratë në investimin në fjale?
  • Kush janë kostot oportune?
  • Sa lehtë konvertohet në para investimi (sa likuid është)?
  • Sa përqind të kapitalit do alokojmë në këtë nivel rreziku?

Pasi të kemi vlerësuar idenë bazuar mbi pyetjet më sipër jemi gati për vendimarrje. Vendimarrja jonë do ndikojë ndjeshëm në nivelin e ardhshëm të rezervave dhe në procesin e krijimit të pasurisë. Theksojmë rëndësinë e menaxhimit të rrezikut dhe shpërndarjen nëpërmjet diversifikimit, si kritere thelbësore të profilit tonë investues.

Platinium Investment ju mundëson zgjidhje për shpërndarjen e rrezikut dhe mbrojtjen e investimeve tuaja, për një kthim investimi më të mirë me ekspozim financiar sa më të ulët.

KUJDES: Platinium Investment Sh.p.k. ofron shërbime të cilat mund të mos jenë të përshtatshme për të gjithë investitorët. Nëse ju lindin dyshime në lidhje me produktet që ne ofrojmë, ose nëse nuk i kuptoni rreziqet e shërbimeve tona, ju rekomandojmë të merrni një opinion financiar të pavarur. Kompania jonë trajton produkte me levë financiare të cilat paraqesin rrezikshmëri më të lartë se investimet tradicionale, rrjedhimisht ju rekomandojmë të vlerësoni gjëndjen tuaj financiare përpara se të bashkëpunoni me ne. Rezultatet historike nuk përbëjnë garanci për suksesin e investimeve në vijim.