SIGURI | INTEGRITET | INOVACION

Platinium Investment Sh.p.k. ofron mundësi investimesh alternative për tregun shqiptar. Selia jonë ndodhet në Tiranë dhe operojmë nën licensën e Bankës së Shqipërisë që në vitin 2012 duke ofruar një platformë shërbimesh innovative për të gjithë investitorët.

Platinium Investment përpiqet të kujdeset për klientelën në mënyrën më të mirë të mundshme. Oferta jonë bazohet në trajnime dhe edukim të vazhdueshëm si për ekipin tonë, ashtu edhe për klientët tanë. Risitë që sjellim në tregun e shërbimeve financiare ofrojnë një mjedis transparent dhe të sigurtë për individë dhe institucione.

Përfaqësojmë një ekip të kualifikuar e të besueshëm, të cilët angazhohen në plotësimin e objektivave të klientëve në përputhje me kërkesat rregullatore dhe standarde të larta etike. Inkurajomë idetë inovative dhe krijimtarinë profesionale duke investuar në zhvillimin e ekipit tonë.

Në kuadër të arritjes së objektivave për investitorët tanë, ne i kushtojmë rëndësi të vecantë sigurisë së vlerave pasurore të klintëve duke përqëndruar forcat tona në strategji për administrimin e rrezikut.

Platinium Investment zhvillon aktivitetin online nëpërmjet emrave tregtarë të autorizuar: www.oxtrade.al & www.oxtrade.com

KUJDES: Platinium Investment Sh.p.k. ofron shërbime të cilat mund të mos jenë të përshtatshme për të gjithë investitorët. Nëse ju lindin dyshime në lidhje me produktet që ne ofrojmë, ose nëse nuk i kuptoni rreziqet e shërbimeve tona, ju rekomandojmë të merrni një opinion financiar të pavarur. Kompania jonë trajton produkte me levë financiare të cilat paraqesin rrezikshmëri më të lartë se investimet tradicionale, rrjedhimisht ju rekomandojmë të vlerësoni gjëndjen tuaj financiare përpara se të bashkëpunoni me ne. Rezultatet historike nuk përbëjnë garanci për suksesin e investimeve në vijim.