TERMAT & KUSHTET E PERDORIMIT

Kushdo që akseson faqet web të Platinium Investment,

http://www.platiniuminvestment.com,

në pronësi të shoqërisë Platinium Investment Sh.p.k, bie dakort me kushtet në vijim:

Përmbajtja e faqes/faqeve/nënfaqeve të Platinium Investment, është subjekt i të drejtave të autorit me të gjitha të drejtat e rezervuara. Cdo shkarkim apo kopjim nga faqja e Platinium Investment, nuk do të konsiderohet si transferim i të drejtave tek ju. Ju nuk mund të riprodhoni (pjesërisht apo tërësisht), transmetoni, në rrugë elektronike apo cdo mënyrë tjetër, të modifikoni apo përdorni përmbajtjen e faqes së Platinium Investment për qëllime përfitimi, pa marrë paraprakisht miratimin me shkrim. Gjithashtu, Platinium Investment rezervon të drejtën që në cdo kohë të kryejë modifikime apo ndryshime të përmbajtjes së faqeve të pëmëndura këtu, përfshirë dhe fshirjen, të gjithë ose pjesërisht, pa paralajmërim.

Interpretimi i informacionit të publikuar

Përmbajtja e faqes se Platinium Investment nuk do të interpretohet si kërkesë ose ofertë, apo rekomandim për të siguruar, disponuar, apo ekzekutuar ndonjë investim ose për t’u angazhuar në ndonjë tjetër transaksion financiar ose jo. Informacionet dhe opinionet që faqja e Platinium Investment përmban, mundësohen pa garanci të asnjë lloji, të shprehur apo të nënkuptuar.

Përgjegjësi e kufizuar

Në asnjë rast, përfshirë dhe pa u kufizuar në neglizhencën, Platinium Investment Sh.p.k., nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë humbje apo dëmtim të cfarëdo lloji, përfshirë dhe pa u kufizuar në dëme të drejtpërdrejta apo të tërthorta, ardhur si pasojë apo në lidhje me aksesimin, përdorimin, performimin, shfletimin apo ndërlidhjen me faqen e internetit të Platinium Investment.

Faqe të tjera të lidhura

Gjate aksesimit në ndonjë apo disa prej faqeve të internetit lidhur me faqen e Platinium Investment ju mund të dilni nga kjo e fundit. Platinium Investment ju njofton se nuk ka verifikuar asnjë prej faqeve të internetit lidhur me të dhe nuk vërteton apo mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve apo produkteve, shërbimeve ose artikujve të tjerë të ofruar nëpërmjet faqeve të lidhura me faqen/faqet/ndërfaqet e Platinium Investment.

Adresa dhe mënyrat e kontaktit

Platinium Investment Sh.p.k.

Rruga Papa Gjon Pali II

ABA Business Center, kati 19, zyra 1901

Tel: +355 44 501 888

E-mail: info@platiniuminvestment.com

Privatësia – Mbrojtja e të dhënave personale

Disa prej fushave të faqes së internetit të Platinium Investment mund të kërkojnë nga përdoruesi që të regjistrohet online duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tij personale. Platinium Investment thekson se dicka e tillë është një kërkese opsionale të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht t’a japë si informacion për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilin informacioni kërkohet.

Në kuadrin e sigurisë së të dhënave, Platinium Investment ju kujton se pasi informacioni ka mbërritur në serverin e Platinium Investment, kjo e fundit implementon sisteme sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. . 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen personale të të dhënave” dhe akteve nënligjore të nxjerra ne zbatim te tij. Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të tërë informacionin e kërkuar.

Gjithashtu, me plotësimin e regjistrimit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë nga ana e Platinium Investment vetëm për përdorim të brendshëm të Platinium Investment Sh.p.k., dhe vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale.

Në cdo moment pasi perdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në fushat specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Platinium Investment, të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkojë korrigjimin e tyre.

Nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale nga ana e Platinium Investment, atëherë lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën e mëposhtme:

Privatësia

Platinium Investment Sh.p.k.

Rruga Papa Gjon Pali II

ABA Business Center, kati 19, zyra 1901

Tel: +355 44 501 888

E-mail: info@platiniuminvestment.com

KUJDES: Platinium Investment Sh.p.k. ofron shërbime të cilat mund të mos jenë të përshtatshme për të gjithë investitorët. Nëse ju lindin dyshime në lidhje me produktet që ne ofrojmë, ose nëse nuk i kuptoni rreziqet e shërbimeve tona, ju rekomandojmë të merrni një opinion financiar të pavarur. Kompania jonë trajton produkte me levë financiare të cilat paraqesin rrezikshmëri më të lartë se investimet tradicionale, rrjedhimisht ju rekomandojmë të vlerësoni gjëndjen tuaj financiare përpara se të bashkëpunoni me ne. Rezultatet historike nuk përbëjnë garanci për suksesin e investimeve në vijim.